Liverpooli i hyn garës për Osimhen

Liverpool, Chelsea dhe Manchester United kanë caktuar bisedime me kampin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen, sipas Sacha Tavolierit.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis dëshiron hiç më pak se 150 milionë euro për yllin nigerian, Osimhen, transmeton lajmi.net.

“Javën e ardhshme do të qartësohen qëllimet e të tre klubeve në garë”, tha gazetari Tavolieri.

Po ashtu, për Osimhen i interesuar është edhe Bayerni, por që sulmuesi i Napolit preferon kalimin në Premier Ligë.

Osimhen shënoi 31 gola për Napolin në të gjitha garat në sezonin që e lamë pas, përfshirë këtu edhe 26 gola të shënuar në Serie A.