Liverpool beson në transferimin e Bellingham

Liverpooli beson në transferimin e mesfushorit të Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Forma jashtëzakonisht e mirë e anglezit sezonin që lamë pas, ka bërë që disa klube të shfaqin interesim drejt tij.

Ai ka kontratë me Dortmund deri në vitin 2025, por largimi i tij këtë verë duke i pashmangshëm.

Është Liverpool që besojnë në transferimin e 18 vjeçarit, sipas ‘The Sun’, përcjell lajmi.net.

Sipas të përditshmes angleze, ‘Reds’ kanë mposhtur Manchester United dhe Real Madridin të cilët gjithashtu ishin pas lojtarit.

Shuma që do të paguajë klubi i Jurgen Klopp për anglezin është 80 milionë euro.