Lirohet strugani i arrestuar para dy ditëve nën dyshimin për “zhvatje”

Policia para dy netëve njoftoi për arrestimin e S.N. nga Veleshta nën dyshimin për veprën e kryer “zhvatje”.
Sipas MPB-së, gjatë arrestimit të tij pranë një objekti hotelerik, i është gjetur edhe një revole, si dhe para.

“Oficerët e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Byronë Publike të sigurisë në koordinim me Departamentin e Operacioneve Speciale të Policisë më 04.11.2020 në orën 16:45 afër një hoteli në Strugë arrestuan S.N. (43) nga fshati Veleshtë, një sulmues i cili në disa raste nga pronarët e objekteve hotelierike zhvatur para.
Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, S.N. është vërejtur afër hotelit me një xhip, ndërsa është arrestuar, dhe gjatë kontrollit tek ai janë gjetur një pistoletë me pesë plumba.
S.N. është dërguar në stacionin policor Strugë, ndërsa ndaj të do ngriten parashtresat e duhura”, thanë nga MPB.
Në ndërkohë, nga policia ndërkohë njoftojnë se S.N. liruar dhe do të mbrohet në liri.