Familja e dëshmorit Nezir Demiri nga Kumanova demanton spekulimet e paraqitura natën e sulmeve në Vjenë (Foto)

Familja e dëshmorit Nezir Demiri, ka demantuar spekulimet e paraqitura në disa portale natën e sulmit në Vjenë, se gjoja djali i tij (Nezirit) si polic në policinë austriake, është përfshi në arrestimin e sulmuesve të Vjenës.
“E vërteta është se Neziri ka rënë dëshmorë në Sllupçan në vitin 2001 në moshë 18 vjeçare dhe ai nuk ka pasur fëmijë. Lusim portalet që të mos spekulojnë”, thonë familjarët në reagimin e dërguar deri te gazeta Lajm. Më poshtë u sjellim reagimin e plotë të familjes Neziri, të cilin gazeta lajm e publikon pasi nuk është publikuar në portalet që kanë përhapur këtë dezinformatë: