Lirohen çmimi i dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të vlejnë deri të hënën e ardhshme.

Benzina EUROSUPER BS-98 do të lirohet për 0.50 denarë dhe do të kushtojë 48,00 den/l.

Çmimi për EURODIESEL do të ulet pët 1 denarë për litër dhe do të kushtojë 45.00 denarë.