Liria e shprehjes në rënie në mbarë botën

Gjatë Tetorit Ambasadorja e madhërisë së saj Rachel Galloway bashkë me Kanadën ishte nikoqire e eventit virtual “Konsultime për lirinë e Medias” ku u diskutua për çështjet e pazgjidhura dhe rëndësia e Lirisë së mediave ne Maqedoninë e Veriut. Si rrjedhojë e këtyre diskutimeve sot po e shënojmë ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkueshmërisë ndaj krimeve kundër gazetarëve me një deklaratë nga Ambasadorja e madhërisë së saj Rachel Galloway si vijon.

“Globalisht, gjendja me lirinë e mediave është në rënie që vetëm është përshpejtuar gjatë pandemisë me KOVID -19. Gazetarët dhe organizatat e mediave në të gjithë botën po përballen me ligje kufizuese dhe masa ligjore ndëshkuese. Ka pasur gjithashtu një rënie të ndjeshme në sigurinë e mjediseve që u mundësojnë profesionistëve të mediave të kryejnë punën e tyre. Ata vuajnë nga dhuna fizike, ngacmimet verbale dhe vrasjet, shpesh pa ndëshkim. Një pasojë e këtij kërcënimi është vetëcensura, e cila është një pengesë e drejtpërdrejtë për gazetarinë cilësore.

Jam e kënaqur që në Maqedoninë e Veriut, sfera e medias është përmirësuar që nga viti 2017. Klima e medias në përgjithësi është e favorshme për promovimin e lirisë së shprehjes dhe lejon raportim kritik, por problemet vazhdojnë. Sulmet, veçanërisht kundër gazetareve femra, janë rritur. Që nga janari deri më sot, ka pasur 14 sulme ndaj gazetarëve – krahasuar me vetëm 4 gjithsej në 2019. Asnjëri nga këto deri më tani nuk ka arritur në një zgjidhje gjyqësore. Mediat e pavarura dhe cilësore po përpiqen të mbijetojnë komercialisht dhe varen nga donatorë ndërkombëtarë. Vetë-rregullimi i mediave dhe gazetaria etike profesionale janë thelbësore në luftën kundër dezinformimit dhe lajmeve të rreme, të cilat përhapen nga portalet online, shumica e tyre të mbështetura nga burime të jashtme.

Këto probleme po pasqyrohen globalisht ndërsa sfidat nuk mund të injorohen. Për këtë arsye, gjatë Konferencës së parë globale për lirinë e mediave të mbajtur në Londër në 2019, është formuar Koalicioni ministror i lirisë. Është një partneritet i vendeve që punojnë së bashku për të avokuar për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve dhe për të kërkuar llogari nga ata që dëmtojnë gazetarë për kryerjen e punës së tyre. Koalicioni përfshin Mbretërinë e Bashkuar dhe Maqedoninë e Veriut, të cilët kanë nënshkruar Premtimin global për lirinë e mediave, një zotim me shkrim për përmirësimin e lirisë së mediave brenda vendit dhe duke punuar së bashku në planin ndërkombëtar.

Tani më i fortë për 37 vende, Koalicioni është i vendosur në mënyrë unike për të adresuar kërcënimet e reja dhe që janë në zhvillim e sipër ndaj lirisë së mediave në të gjithë botën.

MB do të qëndrojë së bashku me Maqedoninë e Veriut gjatë këtyre kohërave të papara për të mbrojtur këtë shtyllë themelore të demokracisë dhe shoqërive të lira. Ne do të vazhdojmë të avokojmë për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve dhe të mbajmë përgjegjës ata që dëmtojnë gazetarët.”