Lingard pranë largimit nga Man United – kërkohet me ngulm nga kjo skuadër

Kjo marrëveshje do të ishte mundësia e vetme e United për të siguruar një tarifë për Lingard, të cilit i skadon kontrata në qershor. United mori një tarifë huazimi £1.5 milion funte nga West Ham për Lingard janarin e kaluar.

Newcastle do të mbulonte gjithashtu të gjithë pagën e Lingard prej 100,000 funteve në javë për pjesën e mbetur të kontratës së tij me United.

Lingard, i cili nuk është në skuadrën e United për ndeshjen sonte në Brentford për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, ende nuk është përkushtuar në lëvizje dhe ende besohet se favorizon një rikthim në Londër.

Tottenham është i interesuar të nënshkruajë në mënyrë të përhershme me Lingard gjatë verës dhe United nuk ka gjasa të forcojë një rival që është mbi ta në Premier League me dy ndeshje më pak.

Lingard dhe United kishin pritur që sulmuesi të qëndronte në klub përtej afatit kalimtar të janarit, por propozimi i Newcastle do të përfitonte të gjitha palët.

Lingard ka startuar vetëm dy herë për United këtë sezon dhe kjo mund të jetë një arsye shtesë për të lëvizur reprezentuesi anglez diku ku ka minuta, në mënyrë që të gjej vend në skuadër për Botërorin në Katar.