Lindsbergis: Kemi edhe dy muaj kohë për rezultate pozitive për negociatat me Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Lindsbergis, në konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të RMV-së, Bujar Osmani, tha se fillimi i negociatave me BE-në për Maqedoninë dhe Shqipërinë duhet të fillojë para përfundimit të kryesimit francez me Unionin.

“Tani është koha për të bërë një përparim, pa vonesa të mëtejshme, konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të mbahet para përfundimit të kryesimit francez me BE-në. Bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së dhe mbajtjen e premtimeve të politikës së dyerve të hapura të bëra dekada më parë,” tha Lindsbergis.