Linda për Metin: Po më mungon shumë, më i forti ke qenë këtu

Meti Alshiqi ishte njëri nga banorët e Big Brother Vip Kosova i cili u përjashtua nga shtëpia për shkak të dhunës së shfaqur në raport me Blerandon.

Sipas banorëve mungesa e tij po vërehet në shtëpi, shkruan lajmi.net.

Edhe Linda Halimi ka treguar para kamerës se Meti po i mungon shumë dhe ka qenë i preferuari i saj.

“Po më mungon shumë, më i forti ke qenë këtu” ka thënë Linda drejtuar Metit përmes kamerës.

Linda u përfol shumë si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë për historinë që ka treguar me Bleron 12 vite më parë. /Lajmi.net/