Linda Halimi vjen me këngën e re ‘Amin’, shfaqet atraktive në videoklip

Këngëtarja ka publikuar projektin e ri muzikor.

‘Amin’, mban titullin kënga e Linda Halimit e cila është realizuar edhe në mënyrën vizuale, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, projekti i saj muzikor është me ritme verore dhe këngëtarja e interpreton në gjuhën shqipe.

Kënga është punuar nga producentët Fatjon Miftari dhe BLVCK, kurse tekstin e ka shkruar vetë ajo.

Ndryshe, ky videoklip vjen pas pjesëmarrjes së saj në ‘Kënga Magjike’./Lajmi.net/