Linda Halimi tregon se si Jennifer Lopez ishte detyruar t’i kërkojë falje publikisht

Banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Linda Halimi, ka rrëfyer një histori së fundmi që thotë t’i ketë ndodhur në të kaluarën me këngëtaren e famshme, Jennifer Lopez.

Ajo ka treguar për një performancë që e ka mbajtur në ShBA, për të cilën tha se “ishte trajtuar si VIP, teksa tek hoteli kanë shkuar ta marrin sigurimet dhe kombi i zi, një trajtim i veçantë”.

Këngëtarja nga Vitia ka thënë mes tjerash se Lopez është detyruar t’i kërkojë falje publike.

Foto: Screenshot/YouTube

“Jennifer Lopez është dashtë me dhënë një deklaratë me më kërku mua falje, paramendo që unë s’jam kërkah hiq në nivelin e saj për kah fama e pasuria – me thënë që ‘unë se kam mendu për peshën’”.

“E kanë gjykuar pafund me komente, tani kanë pritur deklaratën time apo ia fali”, tha mes tjerash artistja.

Foto: Screenshot/YouTube

Linda theksoi tutje se nuk e kishte asgjë personale me të dhe se në një deklaratë tha se e do, pavarësisht asaj.

E njëjta prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/