Linda Halimi flet për lojën e saj në BBVK2: Nuk kam qenë dramatike

Këngëtarja Lindita Halimi ka folur së fundmi për lojën e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Artisjta nga Kosova ka argumentuar disa prej arsyeve pse ajo nuk doli një nga më të preferuarat nga televotimi i kësaj jave.

“Veç se kesh më pak aktive, nuk kam folur shumë me njerëzit, nuk kam qenë dramatike”, ka thënë Linda mes tjerash.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Pas kësaj deklarate Gani Gërmia e këshilloi atë që të debatojë më shumë me djemtë të shtëpisë.

Ndërkohë, kujtojmë që e eliminuara e kësaj jave ishte këngëtarja Monika Salihu.

Teksa, pjesë e shtëpisë së famshme u bën edhe tre banorë të rinj, Mirdoni, Ardi dhe Miss Rose. /Telegrafi/