Limani: Të gjithë mendonin se Ali Ahmeti është i pa korruptuar, pasuria e tij arrin shumën milionëshe!

Fatmir Limani, nipi i Ali Ahmeti, ka adresuar akuza të rënda ndaj kreut të BDI-së për pasurim të shpejtë dhe përfshirje në afera korruptuese. Në emisionin “Pro ose kundër” në TV ALFA Limani ka thënë se nëse vite më parë qytetarët mendonin se vetëm ministrat e BDI-së janë të korruptuar, tani ata e dinë se edhe vetë lideri i BDI-së Ali Ahmeti është përfshirë në korrupsion pasi ai dhe familjarët e tij kanë pasuri milionëshe në prona të patundshme dhe vetura luksoze.

“Korrupsioni dhe kriminaliteti në masë nuk ishte shpërfaqur si sot. Para pesë viteve nuk dihej se Ali Ahmeti ka vila, djali i tij ka Porshe, gruaja e tij ka BMW xhip dhe parku i veturave të tyre arrin diku vlerën e një milion eurove. Deri dje shqiptarët por edhe maqedonasit e llogarisnin këtë si lider i cili nuk është i përzier në këto aferat korruptuese, ndërkohë që sot po del se ato kanë arritur majat e përvetësimit të pasurisë, qoftë ajo në mjete, qoftë ajo në pasuri në parcela ose në pasurim pronësor dhe sot gjërat janë më ndryshe, kanë rënë edhe maskat por edhe e keqja kanë tejkaluar të gjithë kufijtë dhe sot më njerëzit dhe gjithë votuesit janë në një pozitë krejt tjetër, e kuptojnë se kush është e keqja e këtij vendi edhe krahas shpresës që e kanë pasur se do të bëhet më mirë”, deklaroi Fatmir Limani, nënkryetar i Lëvizjes BESA.

Limani ka deklaruar se pasuri milionëshe ka edhe vetë shoferi i Ali Ahmetit. Ai ka theksuar se me publikimin e listës së zezë të SHBA-së në të cilën ka funksionar të BDI-së, ka filluar fundi i BDI-së. Sipas Limanit qytetarët më nuk do ta mbështesin BDI-në dhe nuk do tu frikohen kërcënimeve të saj pasi janë të vetëdijshëm se derisa funksionarët e saj pasurohen rinia po ikë në Evropë. /Alsat.mk