Limani për lajmet kundër Lëvizjes BESA: Aliun e ka kapluar frika pas shpalljes së anketës

Fatmir Limani i ka quajtur frikë dhe panik, lajmet e përhapura në mediat e afërta me BDI se kinse selia e Lëvizjes BESA në Kërçovë është vënë në shitje.

Sipas Limanit këto veprime të BDI-së vijnë pas frikës që ka kapluar këtë parti me publikimin e anketës së fundit të BRIMA GALLUP ku në kampin politik shqiptar Lëvizja BESA, Alternativa dhe Grupi zjarrit dilnin fitues në zgjedhjet e ardhshme.

“Aromë coftine përhapet nga këlyshët e ngordhur që dirigjohen përmes nëntokës Ahmediste të infiltruara në formacionet e Lëvizjes BESA.
Shërbimet sekrete në bashkëpunim me shërbëtorët që funksionojnë si dorën e zgjatur e LSDM/BDI-së, përpiqen që të shkaktojnë huti në masë, duke ringjallur tradhëtarët që t’u shërbejnë në shqelmimet e fundit përpara cofjes së tyre. Karadyzen-Edepsëzi që s’përzgjedh mënyra, metoda e mekanizma, për të shkaktuar përçarje te Opozita Shqiptare, e cila këtë rradhë do t’i nxjerri në “shesh” të gjitha tradhëti-vrasjet e bëra, për të ruajtur pushtetin me çdo kusht”, ka shkruar ndër të tjerash Limani në Facebook.