Ligjet kyçe për zbatimin e projektit “Safe City” nuk janë avancuar paralelisht. Ligji për siguri në komunikacion ka kaluar procedurat dhe pritet të hyjë në Kuvend, ndërsa Ligji për kundërvajtje ka mbetur në komisione. “Kjo po e vonon zbatimin e projektit “Safe City”, pasi të dy ligjet, duhet të miratohen së bashku”, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Brendëshme, Astrit Iseni, në emisionin “ZË”, të gazetës Lajm” dhe “Lajm tv”.
“Ligjet kryesore, që janë dashur të kalojnë p.sh, ligji për siguri në komunikacion dhe ligji për kundërvajtje në të cilën, njëra iniciativë është marrë prej Ministrisë së Punëve të Brendëshme dhe tjetra iniciativë prej Ministrisë së Drejtësisë, kështu që ligji për siguri në komunikacion më vetëm se ka kaluar të gjitha komisionet të cilët janë në burimet njerzore, komisionet e sistemit poliitk pastaj ka kaluar edhe në kolegjiumet e Qeverisë dhe tani përgaditet të kalojë edhe në Kuvend. E meta e kësaj është se është dashur të kaloj paralelisht edhe Ligji për kundërvajtje, që hartohet prej Ministrisë së Drejtësisë, atje kemi ngecje akoma nuk i ka kaluar komisionet e nevojshme dhe akoma nuk ka kaluar në Qeveri për të shkuar së bashku meqense janë ligje të cilat duhet të kalojnë bashkarisht për tu implementuar edhe projekti “SafeCity”.
Iseni u shpreh i bindur se në një periudhë të shkurtë do të miratohet edhe ligji për kundërvajtje, sipas tij, projekti “Safe City” është në interes të të gjithë qytetarëve, dhe projekt i cili duhet të mbështetet dhe votohet nga mazhoranca dhe të gjithë deputetët.
“Besoj se për periudhë të shkurtë kohore do të kalojë edhe ligji i kundërvajtjes. Mendoj se ky projekt “SafeCity”, është në favor të të gjithë qytetarëve, për ruajtjen e rendit publik, për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve meqenëse e dim se kemi edhe statistika të shumta për viktima në komunikacion, unë mendojë se edhe mazhoranca edhe deputetët tjerë duhet ta votojnë”, deklaroi për “Lajm” zëvendësministri Astrit Iseni.






