Ligji për Prokurorinë, grupet e punës takohen në Kuvend

Sot në ora 16:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të takohen grupet e punës në lidhje me Ligjin për Prokurorinë Publike . Në takim janë ftuar të gjithë grupet parlamentare, konfirmojnë për Alsat nga Ministria e Drejtësisë.

Nga VMRO-ja opozitare gjatë ditës së djeshme përmes liderit të saj, Hristijan Mickoski në mënyrë publike i drejtuan vërejtjet e tyre ndaj propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike. Mickoski theksoi se ky ligj synon shkeljen e hierarkisë në organin e akuzës. Ai tha se nuk do të negociojnë për ligjin pa u pranuar vërejtjet e tyre dhe se insistojnë që propozimi për Prokurorin Publik të vjen nga opozita.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nga ana tjetër tha se kërkesat e Mickoskit janë të porositura nga Budapesti dhe se propozim ligji është harmonizuar me BE-në dhe SHBA-në./Alsat