Ligji për Prokurori publike, nesër takim LSDM-VMRO

Bojan Mariçiq dhe Timço Mucunski do të takohen nesër për Ligjin për prokurorinë publike, për të caktuar dinamikën e bisedimeve, kanë bërë të ditur nga LSDM dhe VMRO për Tv24.
Nga LSDM thonë se ata kanë qenë të gatshëm që sot të takohen, por nga VMRO-DPMNE u kaun thënë se ende po zgjasin analizat e ekspertëve për versionin e dhjetorit të Ligjit për Prokurori Publike, të cilën Ministria e Drejtësisë ua ka dorëzuar javën e kaluar.
Nga VMRO-DPMNE thonë se ekipi i ekspertëve po punon në mënyrë serioze në propozimin e qeverisë, të cilin e kanë pranuar për herë të parë të enjten dhe se vërejtjet e tyre do të jenë precize dhe konkrete.