Ligji për ndërtimet pa leje kthehet në Kuvend më 8 qershor

Ligji i parë që ka të bëj me ndërtimet pa leje, për të cilin presidenti Stevo Pendarovski vendosi veto, do të kthehet në rishqyrtim tek deputetët më 8 qershor, kur edhe fillon seanca e re. Ligji nuk do të kthehet në Komisionin për Transport dhe Lidhje, dhe siç deklaroi sot kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, në rast se sërish miratohet më së paku 61 vota, Pendarovski është i obliguar që të nënshkruaj dekretin për hyrjen e tij në fuqi.