Ligji për mbrojtje, opozita kundër ndryshimit të emrit të ARM-SË

Ligji për mbrojtje i gjendur në procedurë parlamentare ka krijuar një përplasje tjetër mes pushtetit dhe opozitës. Edhe pse është kusht për anëtarësimin e plotë në NATO dhe duhet të votohet me 2/3 e votave, palët nuk gjejnë gjuhë të përbashkët. LSDM-ja akuzon opozitën për dyftyrësi duke thënë se partisë së Mickoskit I pengon ndryshimi i emrit të shtetit si kusht për anëtarësimin në NATO.

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së edhe njëherë e tregon dyftyrësinë dhe patriotizmin e rrejshëm në të cilën ka ngecur partia opozitare. Me paralajmërimet se nuk do ta votojnë ligjin për mbrojtje, Hristijan Mickoski dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së veprojnë kundër njërit prej ligjeve më të rëndësishme lidhur me harmonizimin me standardet e NATO-s- deklaroi Hari Llokvenec, deputet i LSDM-së.

Por nga VMRO-DPMNE-ja thonë se pajtohen me të gjitha dispozitat e propozim/ndryshimeve të ligjit që kanë të bëjnë me harmonizimin me procedurat e NATO-s, përveç me nenin që parashikon ndryshimin e emrit të ARM-së.

VMRO-DPMNE

“Do të pranojmë gjithçka që është në përputhje me harmonizimin e procedurave të NATO-s. Nuk pajtohemi me nenin që parashikon ndryshimin e emrit të ARM-së, gjë që për momentin nuk është e domosdoshme dhe nuk ka afat për t’u zbatuar. Ky është edhe një test për LSDM-në për të parë a duan të ndryshojnë me doemos emrin e ARM-së ose vërtetë anëtarësim në NATO.”

Në ndryshimin e këtij ligji përfshihet edhe protokolli i pestë i cili parashikon kalimin nga mbrojtje individuale në mbrojtje kolektive ose interpretimi i sulmit mbi një vend si sulm kolektiv mbi Aleancën.