Ligji i ri për prokurorinë Publike, takohen grupet e punës

Grupet parlamentare kanë afat deri nesër në mesditë që të dorëzojnë amendamentet e tyre lidhur me tekstin e ligjin e prokurorisë. Kështu deklaroi Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e cila takimin e sotëm pas diskutimit publik e cilësoi si produktiv, duke nënvizuar se grupet parlamentare madje kanë forëzuar amendamentet dhe vërejtjet e tyre edhe gjatë takimit të sotëm të grupeve të punës. Ajo tha se përfaqësuesit e VMRO DPMME-së nuk ka dorëzuar amendamente të vetat, por kanë lexuar vërejtje që kanë dalë prej diskutimit publik. Ajo u bëri thirrje që të përgatisin amendamente deri nesër në mesditë dhe të mos thirren në deklaratat e ekspertëve. Takimi i rradhës mund të jetë të hënën.

Renata Deskoska, Ministre e Drejtësisë: Faleminderoj grupet parlamentare që ishin të gatshme me amendamente sot dhe i dorëzuan gjatë diskutimit, disa thanë se do të dorëzojnë më vonë, deri nesër që ti formulojnë, por i thanë qëndrimet e tyre, por disa nuk duan të marrin detyrë që të përgatisin amendamente. Marrëveshja është që ata që nuk kanë doprëzuar amendamente ta bëjnë këtë gjë deri në orën 12:00. Më pas do të caktohet takim me siguri të hënën, nuk definuam termin ku do të ulemi të diskutojmë se cilat amendamente janë pranuar dhe cilat jo dhe ta mbyllim pakon e ligjit.”

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski tha se nuk e kanë ndërmend që të dorëzojnë amendamente, pasi sipas tij, nëse merren parasysh vërejtjet e ekspertëve dhe nëse ministrja e drejtësisë i fton ata që të përpilojnë tekstin e ligjit, shanset për një konsensus më të gjërë do të ishin më të mëdha. Nga VMRO-DPMNE shpresojnë se ministrja do t’i kontaktojë ekspertët dhe të përpilojnë së bashku një tekst më të mirë për këtë ligj.

Antonio Milloshovski, deutet i VMRO-DPMNE-së: Pasiqë 1 vit nuk arrijmë te merremi vesh me LSDM-në se argumenti i kujt juridik është më i fuqishëm dhe shumë shpesh argumentet juridike po politizohen, ne vendosëm qe Ministres së drejtësisë të ja dorëzojmë argumentet që ekspertët e fushës i dhanë gjatë diskutimit për rreth 25 nene. Këto ekspertë nuk e kundërshtuan konceptin dhe strukturën e versionit të punës së ligjit, por pjesa më e madhe e kanë vlerësuar tekstin si jo të plotë, dhe si tekst që ka nevojë për përmirësim që të kemi ligj efikas të prokurorisë. VMRO-DPMNE nuk dëshiron të luajnë rolin e ekspertëve mbi ekspertët kshtuqë ne u japim përparsi disa ekspertëve.”

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi tha se po punohet që ligji të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit. Ai shtoi se BDI e mbështet miratimin e ligjit për prokurori, por se sot kanë kërkuar që të pranohen 10 amendamentet të cilat janë pranuar në komision, por që sipas tij, nuk ishin integruar në tekstin final të ligjit. Ai tha se BDI ka dërguar vërejtjet me shkrim.

Artan Grubi, deputet i BDI-së: Ne i paraqitëm vërejtjet tona dhe dëshpërimin tonë pse 10 amendamentet e miratuara në komisionin për /ështje evropiane në versionin paraprak të ligjit nuk janë përfshirë edhe në këtë ligj aktual dhe kërkuam ndërhyrje në këto dispozita, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në punën e prokurorisë dhe uljen e kritereve për zgjedhjen e prokurorëve publik. Ndërsa për vërejtjet tjera do të presim të shohim edhe tekstin final.“

Ndryshe ligji për prokurori publike pas përfundimit të diskutimit publik rikthehet tek grupet e punës mes partive politike. Po bëhen përpjekje që ky ligj të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit, ashtu siç kanë rekomanduar përfaqësuesit ndërkombëtarë.