Liga e Kampionëve rikthehet me dy super përballje

Real Madrid do jetë nikoqir i Atalantas, derisa Manchester City e pret Borussia Monchengladbach, shkruan lajmi.net.

Ndeshja e parë mes Realit dhe Atalantas përfundoi me rezultat 1 – 0 në të mirë të klubit spanjoll, të cilët do jenë pa disa nga yjet kryesorë, si Carvajal, Casemiro, Hazard dhe Odriozola.

Ndërsa, City me një ‘këmbë’ është në raundin tjetër sepse ndeshjen e parë si mysafir e fitoi me rezultat 0 – 2.

Të dy takimet nisin në ora 21:00./Lajmi.net/