Liderët shqiptarë e refuzuan, Ahmeti takohet me gazetarët

Lideri i BDI-së,Ali Ahmeti, priti në takim liderët e partive politike shqiptare. Ato edhe pse pranuan ftesën e Ahmetit sot nuk u paraqitën në takim.

Ahmeti para gazetareve, tha se i vjen shumë keq që nuk kanë marrë pjesë në ndarjen e përgjegjësive duke shtuar se BDI ka kapacitet për të zgjedhur problemet e qytetarëve.

“Më vjen keq që nuk morën pjesë në ndarjen e përgjegjësive. Ky takim do t’i shpaloste qëllimet dhe vështirësitë. BDI ka kapacitet për të zgjedhur problemet dhe çdo zgjidhje do të jetë në dobi të qytetarëve. Ne nuk punojmë me eufori por me urtësi”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.