Liderët e Ballkanit Perëndimor bëhen bashkë në Samitin e Londrës

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë bërë bashkë sot në Londër ku po marrin pjesë në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Zëvendëspresidenti i BERZH, Jurgen Rigteri, e ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku në mesin e liderëve shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologia e tyre serbe, Ana Brnabiq, njofton Klan Kosova.

“Që nga viti 1991 kemi investuar 12,9 miliardë euro në 708 projekte në rajon [Ballkan Perëndimor]. Synojmë përsëri të investojmë mbi një miliard euro këtë vit”.