Mbrëmjen e kaluar është mbajtur spektakli i “Big Brother VIP Kosova”.
Ky spektakël u shoqëruar me debate të shumta, sidomos mes vajzave, shkruan lajmi.net.
Ishte Shota ajo e cila u shpreh se nuk po i pëlqen që vajzat po enden nëpër shtëpi pa sutjena.
Me këtë rast, Ana, u revoltua dhe filluan debatet mes tyre.
Por edhe pas spektaklit, Shota ka vazhduar të merret me Anën.
Ajo i ka folur Lugatit për të dhe për debatin e mbrëmshëm, ku sipas saj, Ana nuk ka kapacitet të shtyhet me të.