Kurti: Këtë javë do të dorëzojmë aplikimin për anëtarësim në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kësaj jave, autoritetet do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Siç e dini, ne jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që po aplikojmë për Bashkimin Evropian edhe pse jemi vendi i parë në këtë rajon për sundimin e ligjit, lirisë dhe demokracisë”, tha Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë të mbajtur më 13 dhjetor.

Sipas tij, ka ardhur koha që statusi potencial kandidat, “që na është njohur shumë kohë më parë, ta kthejmë zyrtarisht në status kandidat, duke kaluar në një fazë të re të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian”.

*Ky lajm do të përditësohet së shpejti