Lewandowski zbulon se çka i tha Messit në bisedën pas ndeshjes Poloni – Argjentinë

Robert Lewandowski ka treguar se çfarë i tha Lionel Messit, në bisedën pas ndeshjes Argjentinë – Poloni.
Dyshja u panë të afruar teksa përshpërisnin, mirëpo nuk u mor vesh saktësisht se çka u tha.

Për ta zbuluar këtë bisedë u përkujdes vetë Lewa, që ndër të tjera tha se ishte një dialog argëtues.

“Ne folëm pak dhe ishte argëtuese. I thashë Messit se ai po luante më shumë në mbrojtje se zakonisht, por ndonjëherë kjo është ajo që i duhet skuadrës”, përfundoi ai.