Lewandowski pas fitimit të “Këpucës së Artë”: Jam krenar për atë që kemi arritur

Sulmuesi i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, gjatë ditës së djeshme ka fituar “Këpucën e Artë”, si golashënuesi më i mirë i edicionit 2020/21.

Përmes një postimi në Facebook, Lewandowski ka falënderuar familjen, shokët, trajnerët dhe të gjithë ekipin e tij, teksa tha se fitimi i këtij trofeu personal nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e tyre.

“Në sport, ashtu si në jetë, ajo që ka rëndësi është respekti për të tjerët, bashkëpunimi dhe loja e drejtë pavarësisht se çfarë bëni”.

“Do të doja t’ua kushtoja këtë çmim të gjithë juve që keni qenë pranë meje. Jam jashtëzakonisht krenar për atë që kemi arritur së bashku si ekip. Faleminderit”, ka shkruar Lewandowski në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.