Lewandowski paralajmëron Haalandin: Jam akoma këtu, sezoni është i gjatë

Robert Lewandowski nuk është dorëzuar në garë për Këpucën e Artë.

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski ka fituar mbrëmë çmimin ‘Gerd Muller’ si realizatori më i mirë i sezonit.

Pasi pranoi çmimin, ai u pyet nëse do të jetë më e vështirë këtë edicion, me një djalosh te Manchester City që s’po ndalet së shënuari.

Ylli polak, në përgjigjen e tij duket sikur pati edhe një paralajmërim.

“Sezoni është shumë i gjatë. Për mua është kapitull i ri me Barcelonën dhe që nga ditët e para unë po ndihem mirë në atë klub. Kam mundësi të shënoj shumë gola dhe jam i sigurt se së bashku do të bëjmë mirë në këtë”, ka thënë Lewandowski, përcjell lajmi.net.

“Ky është futbolli. Duhet të jeni gjithmonë gati. Unë e di se garë e re po vjen, por jam akoma këtu dhe s’kam thënë akoma fjalën e fundit”, shtoi lojtari.

Lewandowski mori çmimin ‘Gerd Muller’ për paraqitjet e tij me Bayern Munich dhe Poloninë.