Lewandowski flet për të ardhmen e tij: Jam i hapur për gjithçka

Sulmuesi i Bayern Munich u shpreh se është i qetë dhe i hapur për gjithçka. Lidhur me rinovimin tha se është çështje dytësore.

“Jam i hapur për gjithçka. Unë jam i qetë. Është e rëndësishme për mua të jem në gjendje të fokusohem në lojë time. Gjithçka që lidhet me kontratën është çështje dytësore”, ishin fjalët e Lewas, përcjell lajmi.net.

Ylli polak ka kontratë deri në vitin 2023, dhe sipas drejtorit sportiv të Bayernit ata duan ta mbajnë në ekip sulmuesin e tyre.

Spekulohet se Lewandowski është i lidhur me një kalim të mundshëm te Real Madridi, po mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.