Lewandowski: Duhet të fitojmë ndaj Shqipërisë

Ylli i Barcelonës, Robert Lewandowski ka komentuar ndeshjen e Polonisë ndaj Shqipërisë.
Kombëtarja shqiptare e nisë ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian në udhëtim te Polonia.

‘Kuqezinjtë’ do ta kenë të vështirë atë takim, pasi përballë do kenë edhe yllin e Barcelonës, Lewandowskin.

Sulmuesi polak tha se kërkojnë fitore ndaj Shqipërisë, por e cilësoi se nuk do ta kenë të lehtë.

“Duhet të fitojmë ndaj Shqipërisë. Ne nuk do të marrim parasysh asnjë rezultat tjetër. Nuk do të jetë një përballje e lehtë. Ne lojtarët e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë kualifikuese.

Do të ketë luftë kudo dhe asgjë nuk do të jetë e lehtë për ne. mund të analizojmë lojën, të korrigjojmë gabimet ndaj Çekisë, por duhet të shohim edhe përpara. Ne e dimë se kjo ndeshje me humbjen 3-1 ka përfunduar, por zemërimi do të na qëndrojë dhe duhet të na japë energji pozitive për të hënën në takimin ndaj Shqipërisë”, tha Lewandwoski.

Kujtojmë që Poloni – Shqipëri zhvillohet më 27 mars, nga ora 20:45.