Lewa te Barcelona? Alaba: Nuk e di, por asnjë mbrojtës këtu nuk dëshiron të luajë kundër tij

David Alaba ka komentuar thashethemet që e lidhin Robert Lewandowskin me skuadrën e Barcelonës.

Tash e disa javë, Lewandowski lidhet me një largim të mundshëm nga Bayern Munich, me Barcelonën si destinacion të mundshëm.

Për një gjë të tillë është pyetur David Alaba, i cili nga Bayern Munich shkoi te Real Madrid.

“Është vendimi i tij, dhe jam i sigurt që ai do të bëjë gjënë e duhur”, ka thënë Alaba, transmeton lajmi.net.

“Çfarë mund të them pa asnjë dyshim është ajo se asnjë mbrojtës nuk do donte të luante kundër tij”, shtoi anëtari i Real Madrid.

Lewandowski ka kontratë deri në vitin 2023 me skuadrën e Bayern. Këta të fundit janë gati ta japin kartonin e Lewas për 40 milionë euro.