Anash Mbappe, Bellingham bëhet objektivi primar për Real Madrid

Jude Bellingham është kthyer në objektivin kryesor të skuadrës së Real Madrid.

Raportime nga ‘Dailymail’ bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ janë gati të shpenzojnë shuma të mëdha gjatë merkatos së verës, me repartin e mesfushës si një nga pikat ku do të investohet, përcjell lajmi.net.

Lojtari anglez i skuadrës së Borussia Dortmund, i cili shihet në mesin e lojtarëve me të ardhmen më të ndritur, Jude Bellingham, është tashmë në radarin e Real Madrid. Sipas prestigjiozes angleze, lojtari është objektivi kryesor.

Reprezentuesi i Anglisë shihet si zëvendësues afat-gjatë i Luka Modric, i cili po shkon drejt viteve të fundit në futboll.

Bellingham gëzon edhe vëmendjen e skuadrës së Liverpool. Gjasat janë të mëdha që lojtari qëndron te Dortmund deri në vitin 2023, por interesimi i Real Madrid mund të prish gjithçka, pasur parasysh peshën e skuadrës në fjalë.