Letra e Metës, Rama: Presidenti Meta kundër integrimit në BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar për letrën e presidentit Ilir Meta drejtuar Brukselit. “Për herë të parë që nga krijimi i Bashkimit Evropian një president çon letra në Bruksel për të minuar urën mes Evropës e vendit të tij!”. ” Për herë të parë në historinë e zgjerimit të BE një vend kandidat ka Brukselin PRO dhe Presidentin e vet KUNDËR vendit e KUNDËR vetë Brukselit”, shkruan Rama. Në një konferencë shtypi presidenti shqiptar Ilir Meta i quajti marrëzi akuzat e Ramës. Meta i ka dërguar një letër me doza të forta shqetësimi në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi. Presidenti paralajmëron në letër thellimin e krizën e politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike. Kjo letër e presidentit Ilir Meta nis me besimin e kreut të shtetit se rekomandimi komisionit, do të përkrahet nga vendet anëtare. Presidenti nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga komisioni Evropian.

Me këto skandale mbi skandale rruga vetëm vështirësohet prandaj ti thërrasin mendjes e të mos përgatiten për alibi e për të shpikur armiq se gjoja i ka thënë presidenti këtyre ministrave që kanë ardhur që të mos na çelin negociatat, kjo është marrëzia më e madhe. Të na çelin nga dje jo nga sot. Por nëse është një situatë që e ka parë gjithë bota do i thuash si është e vërteta. Dhe përsëri të na fusin brenda sa më shpejt sepse kjo është në interes të të gjithë popullit shqiptar – deklaroi Ilir Meta, president i Shqipërisë.

Alsat