Letonia lejon qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë

Parlamenti i Letonisë votoi sot unanimisht Ligjin për t’i lejuar shtetasit e saj të luftojnë në Ukrainë, nëse dëshirojnë.

“Qytetarët tanë që duan të mbështesin Ukrainën dhe vullnetarë për të shërbyer atje për të mbrojtur pavarësinë e Ukrainës dhe sigurinë tonë të përbashkët duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”, tha Yuris Rankanis , kryetar i komisionit parlamentar për mbrojtjen dhe çështjet e brendshme, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot është dita e pestë e luftimeve në Ukrainë.