Letonia akuzon Rusinë për shkelje të hapësirës së saj ajrore

Qeveria letoneze tha mbrëmë se një avion rus kishte shkelur hapësirën ajrore të saj në fillim të kësaj jave. Avioni fluturoi mbi territorin e shtetit baltik, një anëtar i BE- së dhe NATO-s , dje të hënën, 6 nëntor, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Letonisë.

Pasi ka kaluar ilegalisht kufirin, ai është kthyer në hapësirën ajrore ruse, sipas të njëjtit burim. Ministria e Punëve të Jashtme në Riga njoftoi se thirri të ngarkuarin me punë të ambasadës së Federatës Ruse.

Pas shkeljes, “po merren masat e nevojshme për të parandaluar çdo kërcënim për sigurinë e Letonisë”, sipas një deklarate diplomatike letoneze.