Lëshohet me sukses një grup të ri satelitor

Kina dërgoi një grup të ri satelitësh në hapësirë të martën, nga Qendra e Nisjes së Satelitëve e Taiyuan-it në provincën Shanxi të Kinës Veriore.

Këta 18 satelitë janë grupi i parë i brezit të parë të satelitëve të tipit “Vela hapësinore”. Konstelacioni “Vela hapësinore” do t’u sigurojë përdoruesve globalë shërbime të internetit satelitor me brez të gjerë me vonesë të ulët, me shpejtësi të lartë e ultra të besueshme, sipas ofruesit të shërbimit të nisjes, Korporata Industriale “Muri i Madh i Kinës”.
Grupi i satelitëve u lëshua në orën 14:42 sipas orës së Pekinit me anë të një rakete bartëse të modifikuar “Marshimi i Madh-6” dhe hyri me sukses në orbitën e paracaktuar.

Kjo nisje shënon misionin e 530-të të fluturimit të serisë së raketave bartëse “Marshimi i Madh”.