“Lëre të rrjedhi” – Luizi telefonon Kiarën live nga koncerti ndërsa nuk mungon as me batuta

Këngëtari i njohur shkodran, Luiz Ejlli, këtë kohë ka qenë në turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka performuar në disa vendet hitet e tij më të njohura përfshirë,”Përjetësisht”, “Me ty”, “2 Shotsa” etj.

Në një koncert të fundit ai ka telefonuar live partneren e tij, moderatoren Kiara Tito.

Foto: Screenshot/TikTok

I njëjti ua ka drejtuar fansave kamerën, të cilët kanë marrë një përshëndetje nga prezantuesja.

Artisti ndërkaq ia kënduar live këngën “Me ty”, të cilën ia dedikoi gjatë kohës sa ishin në Big Brother VIP Albania.

Foto: Screenshot/TikTok

E krejt në fund nuk kanë munguar as batutat nga ana e Ejllit, ku Kiara i tha “Të dua”, e Luizi i është kthyer me frazën e famshme “Lëre të rrjedhi”.

Ata kanë nisur lidhjen në BBVA 2, gjersa në finale kurorëzuan dashurinë edhe me martesë.