Lequipe: Mbappe një ditë shkon i qeshur në stërvitje, një ditë është nervoz

Kylian Mbappe është kryefjala e medieve sportive në kohët e fundit.
Francezi, përkundër që po merr trajtim special, falë kontratës së re të nënshkruar, po shfaq pakënaqësi të mëdha në seancat stërvitore me Paris Saint Germain.

Së fundi lojtari raportohet ta ketë kërkuar largimin, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, sipas Lequipe, lojtari po ka disponim të luhatshëm në “Parc de Princes”.

Po i njëjti burim thotë se francezi herë është i lumtur, herë i nervozuar dhe kjo i ndodh tejet shpesh.

Sa i përket mundësisë së largimit, prestigjiozja franceze nuk arrin të shprush diçka, duke i lënë raportimet e fundit “ende në fuqi”.