Leonora Jakupi ‘zhduk’ krahun në fotografi nga photoshopi i tepërt

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi tashmë aktive në rrjete sociale ka ndarë imazhe të reja me ndjekësit e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar disa imazhe ku shihet e veshur me veshje më të rëndë se zakonisht ku dominonte ngjyra e zezë teksa pozonte për kamerën plot vetëbesim.

Fansat e Leonorës komentuan dhe pëlqyen fotografitë menjëherë pas postimit duke quajtur atë një ndër femrat e bukura shqiptare.

Por ishte një detaj që u morri vëmendjen fansave me sy shqiponjë, krahu i cili po i mungonte në fotografi. Ndërsa disa prej tyre shprehën teoritë e tyre se kjo është shkak i photoshopit të tepërt në fotografi./Lajmi.net/