Capital T uron ndjekësit me rastin e Festës së Bajramit

Capital T është mjaft aktiv në rrjete sociale ku ndan foto apo video me fansat e tij, shkruan lajmi.net.
Ai ka publikuar një foto në formatin bardh e zi duke mbajtur duart lart teksa edhe i bashkangjiti një shkrim urues për të gjithë ata që festojnë Bajramin.
Ai u uroi besimtarëve shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre teksa postoi foton në Instagram.

“Te gjith besimtareve te besimit Islam ju uroj festen e Kurban Bajramit, shendet e mbaresi ne familjet tuaja”, shkroi ai./Lajmi.net/