Leonora Jakupi tërheq vëmendjen e ndjekësve me fotografitë e reja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi tashmë aktive në rrjete sociale ka ndarë imazhe të reja me ndjekësit e saj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka publikuar disa imazhe ku shihet e veshur me veshje më të rëndë se zakonisht ku dominonte ngjyra e artë.

Fansat e Leonorës komentuan dhe pëlqyen fotografitë menjëherë pas postimit duke quajtur atë një ndër femrat më të bukura shqiptare.

Ndërkohë Leonora për fundvit u rikthye me dy projekte muzikore, një potpuri të realizuar me Asim Gashin si dhe me një këngë solo të quajtur “Luj Luj”.