Leonora Jakupi sot feston ditëlindjen, kaq vite mbush ajo

Leonora Jakupi është padyshim këngëtarja që është cilësuar gjithmonë si diva shqiptare.

Ajo ka arritur gjithmonë të jetë në formën më të mirë përkundër viteve që ajo gëzon, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja tërheq vëmendjen edhe me bukurinë dhe paraqitjen e saj që ajo bën.

Diva e muzikës shqiptare sot feston ditëlindjen, ku ka mbushur plotë 43 vite.

Ishte motra e saj ajo e cila u kujdes që në orët e para ti bëj urimin më të ëmbël asaj.

“Moter e dashur urime ditelindjen o drita ime ti je nje engjull mbrojtes i familjes tone o diva e shqiptarise jam shume krenare me ty o yll i bukur. Te dua shume“, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit./Lajmi.net/