Leonora Jakupi me stil të çuditshëm në imazhet e fundit, kështu nuk e kemi parë

Leonora Jakupi së fundi ka marrë vëmendjen me imazhet e publikuara në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

E veshur me një stil të çuditshëm duke kombinuar veshjen me makijazh dhe flokët e rregulluara nuk është se e kemi parë të tillë ndonjëherë.

Artistja shqiptare nga Drenica, edhe pse jemi mësuar çdoherë ta shohim me veshje elegante kësaj radhe ka zgjedhur të duket ndryshe.

Ajo ka zgjedhur një fustan të gjerë me ngjyrë të zezë një palë çizme të rrafshëta ushtarake të cilat në pjesën e fundit kanë ngjyrë të gjelbër.

Ndërsa në pjesën e sipërme, Leonora shihet e veshur me një xhemper ngjyrë kafe me disa vija ngjyrë të kuqe dhe një  xhaketë sportive me ngjyrë të bardhë dhe të kaltër. Dukjen e ka perfeksionuar me bizhuteri ari të vendosura në qafë dhe një palë vathë.

Me këtë dukje, krijuesja e hitit “A vritet pafajësia” ka marrë pjesë në një intervistë për magazinën ‘Global Woman”.

“Fotografimi per rerevisten prestigjioze @global_woman_al ishte nder eksperiencat me te bukura…nuk mbaj mend sa shume kam qeshur e sa shume dashni kam mare nga ju @lindaprendii @jehonasopiofficial @juxhinkurti Nuk do t’lodhesha asnjehere se punuari me ju…ju ta beni diten nje minut!Mezi po pres qe revista te jete ne duart e lexuesve. E bere me shume dashni e perkushtim”, ka shkruar Leonora në postim./Lajmi.net/