Bebe Rexha u takua në Los Angeles me Monika Kryemadhin

Dhe, së fundi Bebe Rexha ka publikuar imazhe me kryetaren e partisë LSI, Monika Kryemadhin, shkruan lajmi.net.

Përmes rrjetit social Instagram, ajo publikoi video e cila tregoi se është takuar me të dhe sipas videos duket se po qëndronin në një lokal në Los Angeles.

Në videon e publikuar, Bebe Rexha i ka bërë tag Kryemadhit teksa i ka vendosur edhe një emotikon zemër.

Po ashtu, ajo shkroi: “Jam në Los Angeles me kushërirën time të bukur, jemi duke ngrënë mëngjes”./Lajmi.net/