Rita Ora uron vëllanë me fotot më të bukura nga fëmijëria

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një prej emrave më të suksesshëm në industrinë e muzikës, shkruan lajmi.net.

Në familjen e Ritës sot ka festë, kjo ngase vëllai i saj, Don Ora feston ditëlindjen e 23-të e me këtë rast nuk munguan urimet e shumta nga familja.

Një urim të veçantë atij ia bëri Rita, e cila postoi fotografi nga fëmijëria, ku vëllai i saj shihet me veshje kombëtare.

“Urime ditëlindja DON! Është dita jote vëllai i vogël.. Të dua, ti je shumë qesharak, i mençur dhe i ëmbël dhe nuk mund të besoj se je 23 vjeç! Vazhdoj të ndjej sikur je i vogël❤️🥰🦖❤️❤️❤️❤️”, shkruan ajo.

Këngëtarja, ndau kujtimet më të bukura nga albumi i fëmijërisë, teksa edhe këtë herë solli diçka kombëtare për ndjekësit e saj.

Kujtojmë se Rita Ora kohën e fundit nuk ka qenë shumë aktive në muzikë, por ajo ishte e angazhuar në shumë kampanja me brende të njohura.