Leonardo Gashi sjell projektin e ri muzikor “A ma fal”

Këngëtari i njohur shqiptar, Leonardo Gashi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

Artisti ka publikuar këngën me titullin “A ma fal” që erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producent të këngës janë Umut Timur dhe Ozan Ozden teksa melodia dhe teksti u realizuan nga vetë Leonardo.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi u bë gjithashtu nga Umut Timur dhe Ozan Ozden bashkë me Erwin Maas.

Ndërsa, puna për videoklipin iu besua ‘SKO Productions’ me regji të Dan Davito.

Ky projekt vjen pasi atij “Inat” që solli në fund të vitit 2022 e që u prit mirë nga fansat e tij, ashtu siç padyshim do të mirëpritet edhe kënga e tij më e re që tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të tij në YouTube.