Leonardo DiCaprio fotografohet me disa modele në jahtin e tij luksoz prej 140 milionë eurosh

Leonardo DiCaprio priti Neelam Gill dhe miqtë e saj modele në mega jahtin e tij prej afro 140 milionë eurosh gjatë fundjavës.

Superylli i Hollywoodit, 48 vjeç, e ftoi bukuroshen britanike, 28 vjeçe, t’i bashkohej atij dhe një sërë të ftuarish në bordin e anijes luksoze të quajtur Luc Leman, e cila është ankoruar në brigjet e Italisë.

Leonardo ka qenë duke pushuar në bregdetin mahnitës të Amalfit me babanë dhe njerkën e tij, të cilët ishin gjithashtu në bord në atë kohë.

Foto: Backgrid

Aktori mbante një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe pantallona të shkurtra në stil ngjyrë bezhë, ndërsa gjithashtu kishte vënë një kapelë bejsbolli dhe gjerdan ari.

Neelam dukej e mrekullueshme me një fustan të mëndafshtë me një print që binte në sy dhe të cilin e bashkoi me një çantë dore jeshile.

Foto: Backgrid

Neelam-it iu bashkuan modelet Madison Headrick Nahmad, 29 vjeçe, e cila kishte veshur një bluzë me vija dhe pantallona të bardha, dhe Bianca Balti, 39 vjeçe, e cila mbërriti me një ansambël prej porcelani.

Pushimet italiane të yllit vijne pak pasi modelja Gigi Hadid kaloi kohë me të dhe familjen e tij.

Foto: Backgrid

Supermodelja dhe aktori fitues i “Oscar” u panë duke mbërritur në Chiltern Firehouse në Londër.

Dyshja e famshme janë përfolur vazhdimisht për një romancë, e cila nuk u konfirmua deri më tani.

Foto: Backgrid

Leonardo këtë periudhë është parë në shoqëri të femrave e modeleve më të bukura me famë botërore. 

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid