Aktorja Amanda Bynes në një ndalim të detyrueshëm psikiatrik pas problemeve me shëndetin mendor

Amanda Bynes është vendosur sërish në një spital psikiatrik, për të dytën herë këtë vit.

Gjatë fundjavës, ylli i “Nickelodeon” u arrestua nga policia dhe u dërgua në paraburgim për një vlerësim të shëndetit mendor.

Mediat raportuan gjithashtu se Bynes, 37 vjeçe, kishte qenë ajo që e ka telefonuar policinë për ndihmë.

Foto: TMZ

Të hënën, burimet theksuan se ish-ylli i fëmijëve u konsiderua një rrezik për veten dhe ata përreth saj.

Tani që Bynes është në një ndalim të detyrueshëm psikiatrik, ajo mund të mbahet deri në 72 orë me ligj.

Foto: TMZ

Kjo është hera e dytë që aktorja vendoset në paraburgim psikiatrik këtë vit. Në mars, Bynes u gjet lakuriq duke bredhur rrugëve të Los Angelesit.

Aktorja qëndroi e shtruar në spital për gati tre javë përpara se të lirohej dhe të fillonte trajtimin jashtë.

Foto: TMZ

Bynes, e cila luftoi me abuzimin e substancave dhe është diagnostikuar me çrregullim bipolar, u lirua nga një konservator tetë-vjeçar në mars 2022.

Amanda kur ishte e vogël