Leonard refuzon ta vazhdojë kontratën me Clippers

Kawhi Leonard duket se do të largohet nga LA Clippers.

Kawhi Leonard thuhet se nuk do të vazhdojë të mbetet pjesë e LA Clippers, transmeton lajmi.net.

Sipas Shams Charania, Leonard ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Clippers.

Basketbolli është duke refuzuar të përfitojë 36 milionë dollarë me marrëveshjen e re të ofruar dhe thuhet se do të jetë lojtar i lirë të largohet.

Mbetet të shihet e ardhmja e njërit prej basketbollistëve më mirë në NBA, ndërsa priten shumë transferime gjatë ditëve në vijim.

30-vjeçari është pjesë e Clippers që nga viti 2019, ndërsa sezonin e kaluar ishte më i miri në ekip me mesatare 25.8 pikë, 6.7 kërcime. 5.0 asistime për ndeshje.