Leo Messi: Pas Kupës së Botës duhet të mendoj për shumë gjëra

Leo Messi pritet të vendos për të ardhmen e tij me kombëtaren, pas përfundimit të Kupës së Botës.

Messi ka pranuar se e ardhmja e tij me ekipin kombëtar, ende nuk dihet, por do ta shqyrtoj pas përfundimit të Kupës së Botë.

Ylli argjentinas e udhëhoqi kombëtaren e tij drejt trofeut të parë të tij ndërkombëtar vitin e kaluar, pasi fituan Kupën e Amerikës.

Ai fillimisht vendosi të largohet nga kombëtarja, por më pas tha se do të pres deri pas Kupës së Botës për të vendosur.

“Pas Kupës së Botës do të më duhet të mendoj shumë gjëra”, ishin fjalët e Messit, në lidhje me të ardhmen e tij me Argjentinën.

Messi shënoi golin e tretë në fitoren e Argjentinës ndaj Venezuelës, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës. Ata janë në vendin e dytë në grup, katër pikë prapa Brazilit.

Në 158 paraqitje me kombëtaren, 34 vjeçari ka shënuar 81 gola.